U dënua padrejtësisht për vrasjen e një çifti, 59 vjeçari amerikan fiton lirinë pas 20 vitesh

schedule09:46 - 20 Korrik, 2021

schedule 09:46 - 20 Korrik, 2021

Pas dy dekadash në burg, më në fund një gjykatës në SHBA  ka hedhur poshtë akuzat për Dennis Perry, i cili vuajti padrejtësisht dënimin për vrasjen e një çifti në vitin 1985.

Mediat e huaja bëjnë me dije se gjykatësi i Gjykatës Superiore të Qarkut Glynn Stephen Scarlett miratoi një mocion nga prokurorët për të hedhur poshtë çështjen kundër Dennis Perry, pasi nga ADN-ja e marrë nga skena e krimit, doli që një i dyshuar tjetër ishte i përfshirë në ngjarje.

Avokati i Rrethit Gjyqësor Brunswick, Keith Higgins, tha se nuk do e ndiqte më çështjen, pasi doli që dikush tjetër i ka vrarë çiftin Harold dhe Thelma Sëain.

“Ka raste kur kërkimi i drejtësisë do të thotë të ndjekësh një person të gabuar”, ka thënë avokati.

Ndërsa Perry pas vendimit të gjykatës për të shfuqizuar vendimin, u shpreh se është i lehtësuar që më në fund e vërteta ka dalë në dritë.

Swains u vranë brenda Kishës Baptiste Rising Daughters në Georgia, në 1985. Perry u dënua në vitin 2003 kryesisht në dëshminë e nënës së ish-të dashurës së tij, e cila tha se Perry i kishte thënë asaj se kishte në plan të vriste Harold Swain./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!