Një ditë më parë në policinë e Malësisë së Madhe bashkëshorti ka denoncuar zhdukjen e bashkëshortes së tij 48 vjeçare.
policia ka bërë me dije se trupi i pajetë i shtetases Sh.H. është gjetur në vendin ku dyshohej se ishte vetëhedhur në një grykë në fshatin Meshqerraj.
Sipas njoftimit të uniformave blu në kushte shumë të vështira, shërbimet e Policisë kanë mundur të hyjnë në vendin ku dyshohej se ishte vetëhedhur shtetasja Sh. H. dhe kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë dhe nxjerrjen e tij nga vendi ku ishte hedhur 48-vjeçarja.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për kërkimet për shtetasen Sh. H., 48 vjeçe, që dyshohej se ishte vetëhedhur në një grykë (shpellë) në fshatin Meshqerraj, bëjmë me dije se mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, forcat e RENEA-s dhe të FNSH Shkodër, me mjete më të specializuara.
Në kushte shumë të vështira, shërbimet e Policisë kanë mundur të hyjnë në vendin ku dyshohej se ishte vetëhedhur shtetasja Sh. H. dhe kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë dhe nxjerrjen e tij nga vendi ku ishte hedhur 48-vjeçarja”, thuhej në njoftimin e policisë. /abcnews.al