U dëmtuan ndaj Portos, mjekët qetësojnë dy yjet bardhezi

schedule17:28 - 18 Shkurt, 2021

schedule 17:28 - 18 Shkurt, 2021

Mbrëmjen e djeshme Juventusi doli i humbur nga Portugalia, aty ku Porto e mposhti 2-1 dhe ndërlikoi kualifikimin e skuadrës së Pirlos në fazën tjetër të Champions Legaue.

Ndeshja nuk shkoi mirë as përsa i përket dëmtimeve sepse Pirlos iu desh të zëvendësonte Giorgio Chiellinin që në minutën e 35-të për shkak të dhimbjeve në kofshën e tij të djathtë.

Fatmirësisht sot vjen lajm i mirë për bardhezinjtë. Juventus në një deklaratë për mediet raporton se pas ekzaminimeve mjekësore në këmbën e Chiellinit nuk është gjetur asnjë dëmtim dhe situata është normale, teksa gjendja e tij do monitorohet ditë pas dite.

Në fund të ndeshjes shqetësime kishte edhe Rodrigo Bentancur, por edhe për të fatmirësisht nuk ka asgjë serioze dhe pritet të jetë i gatshëm për Pirlon në ndeshjen e radhës ndaj Crotone. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!