Plot 15 ditë, pasi pësoi këputje të ligamentit të kryqëzuar të gjurit të majtë, “i magjishmi” i Kombëtares braziliane, Neymar, do t’i nënshtrohet një operacioni këtë të mërkurë, në spitalin “MaterDei”, në Belo Horizonte, në Brazil.
Klubi i tij, Al-Hilal, rekomandoi që ndërhyrja të bëhej në Paris, por “fantazisti” i “Seleçao”-s zgjodhi ta bënte operacionin në vendin e tij, nga mjeku i Kombëtares braziliane dhe Atletico Mineiros, Rodrigo Lasmar.
Në vitin 2018, ky mjek ka riparuar metatarsalin e këmbës së djathtë të Neymarit dhe marsin e kaluar mori pjesë në operacionin në kyçin e këmbës së djathtë, të dëmtuar rëndë gjatë Kupës së Botës, kundër Serbisë, ndeshje kjo e fituar nga amerikano-latinët me rezultatin e pastër 2 me 0. /i.m /abcnews.al