Lituania, Letonia dhe Estonia kanë hapur kufijtë, duke krijuar grupin e parë të udhëtarëve në Bashkimin Europian, me shpresën për të përmirësuar ekonominë e goditur nga pandemia e koronavirusit.
Dhjetëra oficerë të policisë kufitare hoqën shenjat e automjeteve që sinjalizojnë ndalimin në kufi, raportojnë mediat lokale.
Grupi baltik i udhëtarëve është një mundësi për të rifilluar biznesin dhe një fije shprese për njerëzit, jeta e të cilëve po kthehet në normalitet”, theksoi kryeministri i Lituanisë, Saulius Skvernelis.