U burgos për shkak të disa postimeve në Twitter, Arabia Saudite liron amerikanin

schedule11:59 - 21 Mars, 2023

schedule 11:59 - 21 Mars, 2023

Arabia Saudite ka liruar një shtetas amerikan nga burgu më shumë se një vit pas dënimit të tij për postime në rrjetet sociale përmes së cilave ka bërë kritika ndaj qeverisë.

Sipas mediave të huaja, Saad Ibrahim Almadi, 72 vjeç, i cili gjithashtu ka nënshtetësi saudite, u arrestua në nëntor të vitit 2021 kur mbërriti në Riad për të vizituar familjen e tij.

Ai u dënua në tetor me 16 vite burg. Megjithatë, as autoritetet amerikane dhe ato saudite nuk kanë komentuar lirimin e Almadi.

Por djali i tij, Ibrahim, konfirmoi se babai i tij ishte në një rezidencë familjare në Riad, por tha se nuk ishte e qartë se kur mund të kthehej në shtëpinë e tij në Florida.

Almadi u shpall fajtor nga një gjykatë në një përpjekje për të destabilizuar mbretërinë dhe për mbështetjen dhe financimin e terrorizmit.

Duke folur për rastin publikisht për herë të parë pas vendimit, Ibrahim tha për BBC-në se e vetmja provë e paraqitur më në fund në gjykatë kundër babait të tij ishin 14 postime në Tëitter.

Postimet në Tëitter, përfshinin kritika për prishjen e zonave të vjetra të qyteteve të Mekës dhe Jeddah, shqetësimin për varfërinë në mbretëri dhe një referencë për gazetarin e vrarë saudit Jamal Khashoggi.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden tha se ai kishte ngritur çështjen e Almadi dhe ato të qytetarëve të tjerë amerikanë që mbetën nën një ndalim udhëtimi në Arabinë Saudite, gjatë takimeve me Mbretin Salman dhe Princin e Kurorës, Mohammed bin Salman, gjatë një vizite muajin e kaluar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!