U bullizua për kërcimin, profesori pranon ndjesën e deputetes: Të mençurit falin

schedule21:09 - 31 Janar, 2022

schedule 21:09 - 31 Janar, 2022

Profesori i Biologjisë nga Vushtrria, Lulzim Paci, i cili nëpërmjet të videove të publikuara në rrjetin e tij social në Tik Tok duke shprehur pasionin e tij për vallëzimin, u bë viral madje u bullizua pafund, i ka falënderuar të gjithë qytetarët që e kanë përkrahur në kohët e fundit. Sipas tij komentet kanë qenë të rënda, e veçanërisht për nënën e tij.

Paci thotë se njerëzit nuk duhet të japin paragjykime pa argumente dhe mos t’i linçojnë njerëzit. Ai ka thënë se ka respekt për deputeten Fjolla Ujkani dhe ka pranuar faljen që i ka kërkuar ajo.

“Më njoftuan se ka kërkuar falje publike. Të mençurit falin në atë aspektin nuk hakmerren. Le të jetë në ndërgjegjen e secilit. Zoti ia kthen dhe le të jetë në ndërgjegjen e saj. Unë kam respekt për të, ajo ka qenë nxënëse në shkollën tonë.

Respekt edhe për to. Unë mendoj që kam pasur të drejtë dhe sa i përket valleve kombëtare, promovimit, kultivimit dhe ruajtjes së traditave shqiptare do të vazhdoj të publikojë video që kanë përmbajtje për të vetmen arsye që mos t’i harrojmë traditat tona”, tha ai për Paparacin.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani e linçoi publikisht profesorin e biologjisë nga Vushtrria, Lulzim Paci pas vallëzimit të tij në Tik Tok. Deklarata e saj nxiti edhe shumë reagime të tjera bullizuese për profesorin Paci. Ajo e quajti vallëzimin të pahijshëm e denigrues dhe madje kërkoi që shkolla të marrë masa. Më pas deputetja u pendua dhe kërkojë ndjesë publike për deklaratat e saj. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!