U bllokua në Kanalin e Suezit, rikthehet në lëvizje anija me grurë ukrainas

schedule14:20 - 9 Janar, 2023

schedule 14:20 - 9 Janar, 2023

Anija e mallrave  MV Glory që transportonte mijra ton grurë ukrainas e cila u bllokua në kanalin e Suezit do të rikthehet në lëvizje, sipas The Guardian.

Firma e shërbimeve të kanalit ‘Leth Agencies’ tha se anija, ‘MV Glory’, u bllokua pranë qytetit të Qantara dhe se tre rimorkiatorë të kanalit po punonin për të rikthyer anijen.

“MV Glory” nuk është anija e parë që u bllokua në këto ujëra të rëndësishme. Anija “Ever Given”, një anije kolosale me kontejnerë, u bllokua në kanalin e Suezit në mars të vitit 2021, duke bllokuar rrugën ujore për gjashtë ditë.

“Ever Given” u lirua në një operacion gjigant shpëtimi nga një flotë rimorkiatorësh.

Anija krijoi një bllokim masiv trafiku që mbante 9 miliardë dollarë në ditë në tregtinë globale dhe tensionoi zinxhirët e furnizimit që edhe ashtu ishin të ngarkuar nga pandemia e koronavirusit.

Qendra e Përbashkët Koordinuese e renditi anijen “Glory” si transportues të mbi 65,000 tonë misër nga Ukraina me destinacion Kinën. I hapur në vitin 1869, Kanali i Suezit ofron një lidhje thelbësore për naftën dhe gazin natyror.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!