Deklarata e ministrit të Diasporës Pandeli Majko lidhur me zgjidhjen e krizës kufitare në Kakavijë dhe Kapshticë ka sjellë reagime të shumta në rrjet.
Disa komentues e kanë akuzuar ministrin se nuk ka folur përgjatë gjithë këtyre ditëve por vetëm pas zgjidhjes së krizës.
Vetë ministri ka zgjedhur t’i përgjigjet njërit prej tyre duke replikuar në komentin e tij.
“Gjalle”nuk te ben facebook-u dhe reklama Alban. Bej detyren time dhe asgje me shume! Te pershendes”, shkruan Majko./abcnews.al


