U bë viral në rrjet, djali i memes “Blinking Guy” përdor famën për një kauzë të veçantë

schedule14:16 - 16 Shtator, 2022

schedule 14:16 - 16 Shtator, 2022

Drew Scanlon, i njohur si “Blinking Guy” po e përdor memen e tij për të mbledhur para për një kauzë të mirë. 36 vjeçari tha se po shfrytëzon famën për t’i ardhur në ndihmë Shoqërisë Kombëtare të Sklerozës së Shumëfishtë. Ajo thotë se kjo ide i lindi pasi dy miq të tij vuajnë nga kjo sëmundje.

“Përshëndetje Internet! Unë jam Dreë dhe KJO ËSHTË FYTYRA ime,” shkroi në Twitter shoqëruar me memen e tij, e cila bëri bujë në vitin 2017. “Nëse ky GIF ju ka sjellë ndonjëherë gëzim në të kaluarën, ju kërkoj me përulësi të bëni një donacion për Shoqërinë Kombëtare të të Sklerozës së Shumëfishtë.

Kjo do të thoshte shumë për mua dhe për ata që njoh të prekur nga sëmundja.”, tha ai. 36 vjeçari shpreson të dhurojë fonde të mjaftueshme që të ofruar sa më shumë shërbime për njerëzit që janë prekur nga kjo sëmundje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!