Khabane “Khaby” Lame së fundmi u bë personi më i ndjekur në TikTok, me 149.5 milionë fansa dhe 2.4 miliardë pëlqime në platformë. Në një intervistë për Fortune, 22 vjeçari ka zbuluar se sa paguhet për një postim. Ai mund të fitojë deri në 750 mijë dollarë për një video në TikTok.
Khaby vlerësohet të fitojë rreth 10 milionë dollarë këtë vit. Ai thotë se i ka kushtuar shumë kohë mësimit të anglishtes duke parë filma vizatimorë dhe filma amerikanë, si dhe duke kaluar një orë çdo ditë duke punuar me një mësues. Ai nuk e ka fshehur dëshirën për t’u bërë aktor. /abcnews.al