U bë i njohur në videon për tifozët kuqezi, Daniel Nikolla: Kujtimi më i bukur me babain që nuk jeton më

schedule09:18 - 21 Tetor, 2021

schedule 09:18 - 21 Tetor, 2021

Daniel Nikolla është i riu shqiptar që është shpallur më i miri për shitje, marketing dhe komunikacion në Britaninë e Maadhe. 27-vjeçari është zgjedhur fytyra e së ardhmes e marketingut për vitin 2020 në qytetin e Birmingemit, përballë katër finalistëve të tjerë.

Fillimisht Danieli u bë i njohur për publikun e gjerë shqiptar prej përfshirjes në videon e UEFA-s për tifozët kuqezi në “Euro2016”.

Ndërkohë, sot i ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka ndarë detaje rreth marketingut dhe eksperiencave të tij.

Arma ime e fortë është që jam marr me sport kur kam qenë i ri dhe më ka rënë ai vrulli që kemi ne si ballkanas.

Video për tifozët kuqezi ka qenë spoti më i dashur për mua, pasi kam qenë me babin tim. Ka qenë me tifozët kur u futëm në Europian. Pavarësisht se u përdor nga politikanët pa leje, ngeli si spoti më i mirë.

Është kujtimi më i bukur që ne kemi, pasi babai im nuk jeton më prej një viti”.

Më tej, Danieli theksoi se ditët e sotme ecin më shumë dukjet, se sa informacioni që i jep njerëzve.

Mënyra më e mirë është një person të krijojë vlera për ndjekësit e tij. Ditët e sotme ecin më shumë dukjet, se sa informacioni që i jep njerëzve.

Për shembull, Dua Lipa ka një ekip që punon, që ia poston. Nëse ajo ndodh që poston diçka ia fshin kompania. Ajo ekspozoi Shqipërinë, nuk është se u zgjua një ditë dhe postoi një foto nga një plazh në Jug”./abcnews.al