U bë i famshëm falë Ibrahimovic, ish-milanisti tërhiqet nga futbolli

schedule19:28 - 23 Janar, 2020

schedule 19:28 - 23 Janar, 2020

Mosha kalon dhe për të gjithë vjen momenti për t’u tërhequr nga futbolli. Antonio Nocerino është shembulli klasik i lojtarit që shpërthen vonë. Mesfushori italian zhvilloi sezonet më të bukura te Milani dhe Palermo, teksa u bë i famshëm me golat e shënuar falë asisteve të Ibrahimovic.

34-vjeçari mbylli aventurën me Beneventon e Pippo Inzaghit në dhjetor dhe ka vendosur të varë këpcuët në gozhdë. Nocerino ka vetëm falënderime në postimin e bërë në rrjetet sociale dhe thekson se në të ardhmen do e shohim si trajner.

Erdhi momenti t’i them lamtumirë mikut tim më të madh dhe unik, futbollit. Një vendim i dhimbshëm, por i menduar mirë. E arrita kënaqësinë të realizoja ëndrrën e babait tim dhe timen. Dua të falënderoj prindërit e mi dhe motrën, të cilët më kanë ndihmuar të bëhem ky që jam me sakrificat dhe dashurinë e tyre.

Falënderoj gruan dhe fëmijët e mi, që janë dashuria më e madhe e jetës time. Falënderime edhe për trajnerët, shokët e skuadrave nga të cilët kam mësuar shumë dhe tifozët, të cilët më kanë dhënë gjithmonë diçka më shumë me dashurinë dhe mbështetjen e tyre.

Kam vendosur të nis një karrierë të re, atë të trajnerit. Një sfidë e bukur, e re dhe e vështirë, por do e përjetoj me të njëjtin shpirt, pasion dhe profesionalizëm që kam pasur si futbollist“, përfundon Antonio Nocerino. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

È arrivato il momento di dire addio al mio grande e unico amico il Calcio. Una decisione sofferta ma ponderata, la mia soddisfazione e aver realizzato il sogno di mio padre che poi è diventato anche il mio. Volevo ringraziare i miei genitori e le mie sorelle che con il loro sacrificio e il loro amore mi hanno aiutato a diventare quello che sono, mia moglie la mia roccia e i miei figli che amo più della mia vita. Un ringraziamento va alle società dove ho giocato, gli allenatori che ho avuto, i compagni di squadra da qui ho imparato tantissimo e i tifosi che con il loro supporto e il loro amore verso il giocatore e soprattutto l’uomo mi hanno portato sempre a dare quel qualcosa in più. Ho deciso di affrontare una nuova sfida, quella dell’allenatore. Una sfida bella, nuova, difficile ma che troverà in me lo stesso spirito, passione, amore e professionalità che ho avuto da calciatore. Con affetto Antonio Nocerino 23

A post shared by Antonio Nocerino 23 (@antonocerino) on

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!