Deputeti Halit Valteri thotë se u afrua me socialistët për të ardhur në Kuvend me forcat e tij. Pyetur nga gazetarja e ABC Esiona Konomi se si ndodhi që edhe ai u rilind, Valteri shprehet se nuk është i vetmi pasi është rilindur e gjithë Shqipëria.
Deklaratat kundër Partisë Socialiste, Valteri i “fsheh”, pas retorikës së ashpër politike në Shqipëri në dy dekadat e fundit.
“Nuk u rilinda unë. U rilind e gjithë Shqipëria. Përballë kemi disa kufoma të vdekura që kanë 30 vite që i fshihen drejtësisë dhe më 25 Prill do e marrin përgjigjen. Unë nuk jam as socialist as rilindas.
Unë jam Halit Valteri i cili jam në fund të listës që dua të thyej herësin dhe të vij me forcat e mia këtu. Sa ka thënë, Saliu, Ilir dhe Edi për njëri tjetrin. Në shtator do vij me forcat e mia në parlament”, u shpreh Valteri./mv.abcnews.al