U asfiksuan nga mbulimi i tepërt me batanije, ekspertiza tronditëse e foshnjeve nga Berati

schedule16:54 - 8 Qershor, 2020

schedule 16:54 - 8 Qershor, 2020

Pas 6 muajsh është zbardhur autopsia për vdekjen e dy binjakëve 5-muajsh në Berat.

Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat kanë mbërritur përgjigjet e analizave bakteriologjike, fizike e kimike të vdekjes së dy foshnjave 5-muajshe, dhe mësohet se në organizmin e fëmijëve nuk kanë rezultuar mbetje toksike, por shkak për vdekjen ka qenë mbulimi i tepërt i tyre

Siç bëhet me dije nga analizat e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë rezulton se vdekja e dy foshnjave 5-muajshe ka qenë aksidentale dhe ka ardhur për shkak të asfiksimit nga mungesa e ajrit. Bëhet me dije se mbulimi i tepërt i fëmijëve me batanije, pas ushqyerjes së tyre ka sjellë-sipas ekspertëve-asfiksimin e foshnjave dhe vdekjen e tyre.

Ngjarja e rëndë që tronditi Beratit ka ndodhur në 26 Janar. Në atë kohë u raportua se nëna e foshnjave 5-muajshe Merushe Agalliu, pasi kishte ushqyer fëmijët e saj binjakë me qumësht kutie, i kishte vendosur ata në krevatin e tyre për të fjetur, por kur kishte shkuar për t’i parë disa orë më vonë i kishte gjetur pa shenja jete.

Menjëherë dy foshnjat u dërguan në spital, por doktorët nuk mundën t’i kthenin në jetë. Po ashtu dyshimet më të mëdha ishin se vdekja kishte ardhur nga helmimi, pasi qumështi në kuti dyshohej se kishte mbetje toksike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!