U asfiksua nga tymi pas zjarrit në apartament, 70-vjeçarja dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

schedule18:17 - 20 Korrik, 2021

schedule 18:17 - 20 Korrik, 2021

Mynever Tela, 70-vjeçarja e cila u asfiksua nga tymi pas zjarrit në apartamentin e saj në lagjen nr. 2 në Pogradec, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burime bëjnë me dije për ABC se ajo ndodhet në gjendje kome dhe është dërguar drejt Tiranës për një trajtim më të specializuar mjekësor.

Ngjarja ndodhi rreth orëve të mesditës, ku apartamenti i 70-vjeçares u përfshi nga flakët.

Dyshohet se zjarri ka rënë për shkak se familjarët kanë harruar sobën ndezur. Fillimisht zjarri ka rënë në ambientet e kuzhinës për t’u përhapur më tej në apartament. m.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!