U asfiksua në minierën e Martaneshit, momenti kur 50-vjeçari transportohet me helikopter drejt Tiranës

schedule14:10 - 11 Maj, 2021

schedule 14:10 - 11 Maj, 2021

Ky është momenti  kur Shyqyri Elezi, 52 vjeç, minatori që ka pësuar dëmtime më të rënda si pasojë e shpërthimit të gazit të ndodhur mesditën e sotme në minierën e Martaneshit, transportohet me helikopter drejt Tiranës. Ngjarja ndodhi në momentin kur 52-vjeçari po saldonte brenda në minierë.

Në ndihmë të tij shkuan disa kolegë të tjerë minatorë, dy prej të cilëve mbetën të asfiksuar, Murat Hidri 29-vjeç dhe Andi Jauri 19 vjeç. Njëri prej tyre është dërguar në spitalin Rajonal të Peshkopisë për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore, ndërsa tjetri po asistohet nga mjekët në spitalin e Bulqizës.

Prefekti i qarkut të Dibrës Nexhmedin Shehu në një lidhje telefonike për ABC ka dhënë detaje në lidhje me këtë ngjarje. Shehu deklaroi se shpërthimi i gazit ka bërë që dy punëtorë të asfiksohen fillimisht dhe më pas edhe një prej kolegëve të tjerë që u kanë shkuar në ndihmë./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!