U arrestuan për vdekjen e 4-vjeçarit, lirohen dy punonjësit e bashkisë në Berat

schedule11:31 - 26 Maj, 2020

schedule 11:31 - 26 Maj, 2020

Gjykata e Beratit ka shpallur të pafajshëm dy punonjësit e bashkisë, të cilët u arrestuan si përgjegjës për vdekjen e 4-vjeçarit.

Të miturin e zuri korenti në një park të qytetit dhe për pasojë humbi jetën.

Kështu drejtori i shërbimeve Poli Ikonomi dhe llazar Oxholli përgjegjes i ndriçimit janë liruar. Ndërkohë disa ditë më parë, nga Policia u morën nën hetim edhe 4 elektriçistë: F. T., H. I., E. B. dhe M. K., të gjithë banues në Berat.

LEXO EDHE: Vdekja e fëmijës 4-vjeç në Berat, arrestohen përgjegjësi dhe elektriçisti i Bashkisë

Ngjarja tragjike ndodhi disa ditë më parë në Berat, pasi vogëlushi ishte duke luajtur në park, ndërsa ra në kontakt me telat e dritave të ndriçimit. /abcnews.al