U arrestuan për lojëra fati/ Lirohen djali i Ymer Lalës dhe nipi i Flamur Nokës

schedule19:19 - 26 Korrik, 2024

schedule 19:19 - 26 Korrik, 2024

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “Detyrim me paraqitje” për 11 personat e arrestuar në lokalin në pronësi të Ylard Lalës dhe Rexhep Nokës, nipi i deputetit demokrat Flsmur Noka  që u arrestuan për organizim të lojrave të fatit.

Ylard Lala rezulton të jetë edhe punonjës i Gardës së Republikës. Në seancën e së premtes, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë duke vijuar hetimet në gjendje të lirë për personat e arrestuar gjatë operacionit Poker 2.

Lidhur me të njëjtin operacion, 7 persona u proceduan ne gjendje të lirë për moskallëzim krimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!