Marsida Qatja, 33-vjeçarja e cila u arrestua këtë të mërkurë nga policia e Kavajës pasi ishte shpallur në kërkim dhe dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, nuk është një emër i panjohur për autoritetet.
Qatja u bë mjaft e njohur pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në tetor të vitit 2019 brenda shtëpisë së saj në Kavajë.
Aty mbeti i vrarë shtetasi Dritan Haxholli dhe mbeti i plagosur polici i burgjeve, Bledar Toçi. U përfol se Haxholli kishte një lidhje dashurie me Marsidën. Por, kjo e fundit e hodhi poshtë këtë lajm.
Qatja u thirr disa herë në Prokurorinë e Kavajës për shkak të deklaratave të saj kontradiktore lidhur me ngjarjen.
Fillimisht, u tha se ngjarja erdhi si pasojë e një historie dashurie, ku 33-vjeçarja u pretendua si mollë sherri. Ndërkohë, ajo është shpehur se ngjarja ndodhi si pasojë e prishjes së pazareve të drogës, pjesë e këtij rrjeti, sipas saj ishte edhe kjo e fundit./abcnews.al