U arrestua për vrasjen e dyfishtë, Eduart Lamaj u fsheh tek shtëpia e motrës, e tradhtoi ADN-ja

schedule10:16 - 23 Qershor, 2020

schedule 10:16 - 23 Qershor, 2020

Eduart Lamaj i arrestuar ditën e sotme për si i dyshuar kryesor për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Kurbin mbrëmjen e 30 Majit nuk është një emër i panjohur për policinë.

Ai ka qenë i akuzuar dhe hetuar më parë për trafik të lëndëve narkotike.

Abcnews.al mëson gjithashtu se Lamaj është edhe biznesmen në qytetin e Kurbinit. Ai ka një pronësi një biznes, ngjitur me hotelin ku ndodhi vrasja e dyfishtë.

Lamaj u arrestua ditën e sotme në një spital privat në qytetin Studenti në Tiranë, ku po merrte mjekim për plagën që kishte marrë në këmbë gjatë shkëmbimit të zjarrit, mbrëmjen kur ndodhi vrasja.

LEXO EDHE: Vrasja e shokut të Vis Martinajt dhe Gjergjit, arrestohet një i dyshuar! Ndalohen dy mjekë

Mësohet se Lamaj mjekohej prej dy javësh në këtë spital, ndërkohë që nga dita e atentatit ai ishte strehuar në banesën e motrës së tij në kryeqytet.

Ajo që e implikon Lamen në këtë ngjarje është edhe përgjigja e ADN-së dhe njollat e gjakut të gjetura në vendngjarje. Pas daljes së përgjigjes së ADN-së, policia e kishte mbajtur në vëzhgim të dyshuarin për të studiuar lëvizjet e tij.

Në 31 Maj, dyshohet se Lamaj në bashkëpunim me disa persona të tjera, mes tyre edhe Kreshnik Tusha që mbeti i plagosur vranë në atentat Bujar Likën i njohur si shoku i Vis Martinajt dhe Paulin Gjergjin.

Ky i fundit ka mohuar të jetë i përfshirë në vrasjen e ndodhur në Kurbin.

Policia njofton se janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim dhe tre bashkëpunëtorë të tjerë. Mësohet se një prej tyre është personi i dytë që ka qëlluar në drejtim të Likës dhe Gjergjit

Ndërsa janë ndaluar edhe dy mjekët e spitalit privat, të cilët kanë mjekuar në fshehtësi 30-vjeçarin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!