U arrestua për vrasjen e Billës, 33-vjeçari qëlloi dje me breshëri plumbash në Shkodër

schedule16:24 - 30 Qershor, 2020

schedule 16:24 - 30 Qershor, 2020

Gjekson Pusi i arrestuar ditën e sotme si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës, është i përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale të ndodhur një ditë më parë.

Sipas gazetares së ABC News Xhensila Kodra policia ka rënë në gjurmët e tij, pas atentatit të djeshëm që ai kreu ndaj Fatjon Harushës në Shkodër.

LEXO EDHE: Vrasja e Hekuran Billës, arrestohet personi që largoi me makinë Viktor Markun

33 vjeçari Gjekson Pusi nga lagja “Mark Lula” në Shkodër kishte thyer masën e arrestit për të qëlluar ndaj Harushës.

Dyshimet sipas Xhensila Kodrës janë se Pusi është shok i ngushtë me Viktor Markun dhe ka ndihmuar atë të largohet me makinë pasi dogjën automjetin në Pezë për të humbur gjurmët pas vrasjes së Hekuran Billës./abcnews.al