Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U arrestua për dosjet, kreu i Veteranëve të UÇK-së nesër del para Gjykatës në Hagë

schedule23:57 - 30 Shtator, 2020

schedule 23:57 - 30 Shtator, 2020

Kreu i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati nesër do ta ketë përballjen e parë në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë. Seanca publike ndaj Gucatit do të zhvillohet nga ora 15:00.

Gucati u arrestua më 25 shtator në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Ndaj tij është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Ndërkohë edhe nënkryetari i OVL së UÇK-së, Nasim Haradinaj i cili dyshohet për të njëjtat vepra, të martën pati përballjen e parë para trupit gjykues në Hagë, ndërsa ka deklaruar se nuk e njeh Gjykatën Speciale, pasi sipas tij kjo gjykatë po shkel Kushtetutën duke vepruar jashtë mandatit, shkruan Zeri.

Edhe avokati i tij Bas Martens, ka kritikuar Dhomat e Specializuara duke kërkuar që të hedhen poshtë akuzat ndaj Haradinajt, pasi sipas tij, ato janë jashtë juridiksionit të Gjykatës Speciale sepse klienti i tij nuk akuzohet për krime lufte për çka është formuar kjo gjykatë, duke kërkuar lirimin me kusht të Haradinajt./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!