U arrestua për laboratorin e kokainës në Has, GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për “Niçen”

schedule12:22 - 26 Tetor, 2020

schedule 12:22 - 26 Tetor, 2020

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar ditën e sotme kërkesën e Altin Avdylajt i njohur si “Niçja duke vendosur gjykim të shkurtuar dhe ndarjen e çështjes nga të pandehurit e tjerë të dosjes “339”.

Gazetarja Glidona Daci raporton për abcnews.al se 5 të pandehurit e tjerë kanë kërkuar gjykim të zakonshëm dhe pritet që Gjykata e Tiranës të caktojë një trupë për gjykimin e tyre.

Altin Avdyli u arrestua si pjesë e dosjes “339”, gjatë operacionit “Volvo 4” për laboratorin e kokainës që u gjet ne Has. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”dhe “krijimi i lehtësirave për marrjen dhe përdorimin e drogës”.

Gjatë hetimit të SPAK rezultoi se Astrit Balliu (Avdyli) dhe personat e tjerë merreshin me trafikimin e sasive të madhe të lëndëve narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera Evropiane. /mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!