U arrestua për korrupsion, ish kryetari i Bashkisë Bulqizë kërkon rivlerësim të masës nga Gjykata

schedule13:14 - 5 Qershor, 2023

schedule 13:14 - 5 Qershor, 2023

Ish kyebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla këtë të hënë do të dalë para gjykatës ku pritet që të njihet me masën e tij të sigurisë në lidhje me kërkesën që ka bërë për zëvendësimin e masës arrest me burg.

Gazetari Ermal Vija raporton se Alla herë pas here ka shfaqur edhe problem shëndetësore duke bërë që të të jetë dhe një ndër arsyet se pse ai kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, nga arrest me burg në detyrim paraqitje ose në arrest shtëpie.

Ndërkohë kujtojmë se ish kreu i bashkisë Bulqizë është arrestuar disa muaj më parë së bashku me një pjesë të mirë të stafit pasi akuzoheshin për korrupsion në lidhje me tenderin e ujësjellësit./abcnews.al