U arrestua për korrupsion, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Rovena Vodën

schedule11:35 - 15 Korrik, 2021

schedule 11:35 - 15 Korrik, 2021

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e “arrestit shtëpiak” për ish-zv ministren e Brendshme, Rovena Voda.

Voda u arrestua për korrupsion të kryer gjatë periudhës kur mbante postin e zv.ministres në Ministrinë e Brendshme.

Për Vodën është caktuar masa “arrest shtëpie”, e dyshuar “per ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Lexo edhe: “1 arkë me peshk, 1 mijë € dhe 1 telefon”, zbardhen përgjimet e SPAK që arrestuan Rovena Vodan

Arrestimi i Rovena Vodës erdhi pas hetimeve të SPAK për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi.

Nga përgjimet rezultoi se Rovena Voda ka pranuar nga avokatja Florida Beu 1 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme.

Florinda Beu nuk është paraqitur sot në ambientet e gjykatës pasi më herët ka qenë e shtruar në spitalin e Durrësit dhe masa e sigurisë do t’i komunikohet në spitalin e Durrësit. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!