U arrestua për korrupsion, gjykata e nxjerr nga qelia, e mbyll në shtëpi drejtoreshën e “Provës”

schedule13:43 - 18 Dhjetor, 2020

schedule 13:43 - 18 Dhjetor, 2020

Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” drejtoreshën e Shërbimit të Provës në këtë qytet, Lindita Lelçaj.

Burime për abcneës.al bëjnë me dije se masa e sigurisë Lelçajt i është dhënë në mungesë, pasi për shkak të gjendjes së saj shëndetësore ajo ndodhet e shtruar në spitalin e Lezhës.

Lindita Leçaj, e cila akuzohet për korrupsion, dyshohet se manipulonte provat për persona që vuanin dënimin, duke dhënë verifikime edhe për të dënuar që ndodheshin jashtë vendit.

Sipas burimeve, gjatë momentit të arrestimit, shefes së shërbimit të provës i është gjetur edhe një sasi vlere monetare, të cilat i ishin dhënë nga i infiltruari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!