U arrestua për grabitjen e Rinasit, ndërron jetë “daja” nga Kosova

schedule09:31 - 9 Qershor, 2020

schedule 09:31 - 9 Qershor, 2020

Ndërron jetë në spitalin e Traumës Ragip Hajdini i  njohur si “Daja” nga Kosova. Hajdini është arrestuar për grabitjen e 9 prillit në Rinas.

50-vjeçari prej disa ditës është i shtruar në spital pasi vuan nga një sëmundje e rëndë. Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se mëngjesin e sotëm ishin familjarët për ta takuar por që nuk u lejuan nga bluzat e bardha për shkak të pandemisë.

Hajdini ishte personi i gjashtë i arrestuar për grabitjen e parave në Rinas më 9 prill 2019. Ai u arrestua tek “Shkëmbi i Kavajës” në një pronë të tijën.

Emri i 50 vjeçarit nga Peja përmend nga bashkëpunëtori i drejtësisë për këtë ngjarje Alkond Bengasi. Ai ka rrëfuer se e kishte pare disa herë  Hajdinin në shoqerinë edhe të Admir Muratajt, i cili mbeti i vrarë gjatë grabitjes.

Bengasi ka rrëfyer se për herë të parë me Dajën ishin takuar tek një lokal pranë Shkëmbit të Kavajës, 6 muaj më parë, së bashku me Klement Çalen, Admir Muratajn e persona te tjere. Por 50 vjeçari kosovarë e ka mohuar akuzat dhe është shprehur se ditën e grabitjes ka qenë në një lokal në Kavajë. Gjithashtu burimet kanë bërë me dije se Hajdini ka marrë pjesë edhe në varrimin e Admir Murataj në Tropojë.

Për grabitjen e Rinasit janë arrestuar vëllezërit Eldi dhe  Klement Çala, Oltion Veseli Elton Pikli, Saimir Çela, Renaldo Sula, Alkond Bengasi, ndërsa vazhdon të jetë në kërkim Talo Çela. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!