U arrestua për drogë, gjykata italiane i kthen 26 vjeçarit shqiptar 17 mijë eurot që iu sekuestruan

schedule11:25 - 7 Nëntor, 2023

schedule 11:25 - 7 Nëntor, 2023

Gjykata e Lartë italiane i ka kthyer një 26 vjeçari shqiptar, i cili u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar për drogë, shumën prej 17 mijë eurosh që iu sekuestrua asokohe. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, i riu shqiptar përfundoi në burg pasi u kap mat duke i shitur dy doza kokainë një të riu zvicerian.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin ku po qëndronte, iu gjetën dhe sekuestruan 17 mijë euro cash, por në xhepin e tij iu gjetën edhe 60 gramë drogë. Për gjyqtarët nuk kishte asnjë lidhje të drejtpërdrejtë midis krimit për të cilin akuzohet dhe sasisë së parave të gjetura, raporton media italiane Ansa.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!