U arrestua më parë për vjedhjen e 148 milionë dollarëve të nënës së saj, vdes në mënyrë misterioze një 49 vjeçare në Brazil

schedule15:53 - 21 Shtator, 2023

schedule 15:53 - 21 Shtator, 2023

Një 49 vjeçare braziliane ka humbur jetën në mënyrë misterioze. Mediat e huaja shkruajnë se mbetet mister vdekja e Sabine Boghici, e cila humbi jetën pasi ra nga ballkoni i një banese në katin e pestë.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por për shkak të plagëve nuk ka arritur që të mbijetojë. Sipas autoriteteve që hetojnë vdekjen e saj.

Sabine Boghici ishte një aktore, modele dhe trashëgimtare braziliane. Ajo ishte vajza e një prej koleksionistëve më të mëdhenj të artit në Brazil, të ndjerit Jean Boghici.

Ai zotëronte një nga koleksionet më të rëndësishme braziliane të shekullit të 20-të dhe vdiq në vitin 2015 në moshën 87-vjeçare.

Ndërkaq një vit më parë ajo është akuzuar se i ka vjedhur nënës së saj një shumë prej 148 milionë dollarë në para, art dhe bizhuteri. Hetuesit e Policisë Civile të Rio de Janeiro thanë se Sabine komplotoi kundër nënës së saj në vitin 2020 dhe punësoi një grua që iu afrua nënës së saj dhe i tha asaj se një anëtar i familjes ishte në prag të vdekjes.

Gruaja, e cila u identifikua si fizikante, ia prezantoi dy grave të tjera, një fallxhore dhe nëna e një shenjtori, të cilat u bashkuan me mashtrimin dhe e bindi Genevieve Boghici të bënte pagesa për një ‘punë’ për të ruajtur jetën e vajzës së saj. Një mashtrim qe u zbulua më pas./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!