U arratis nga burgu i sigurisë së lartë me çarçafë, bosi mafioz kapet pas një viti

schedule14:38 - 2 Shkurt, 2024

schedule 14:38 - 2 Shkurt, 2024

Bosi i mafias Gargano, Marco Raduano, i cili u arratis nga burgu Nuoro më 24 shkurt të vitit të kaluar, duke përdorur një litar të krijuar me çarçafë është kapur pas një viti.

Mafiozi 40-vjeçar nga Vieste që ia doli të arratisej nga burgu i sigurisë së lartë është kapur në Francë.

Raduano rezultonte i përfshirë në listën e të arratisurve italianë më të rrezikshëm të kërkuar nga Europol. Tashmë ai do t’i dorëzohet drejtësisë italiane për të vuajtur dënimin me burg që i përfundon në vitin 2046.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!