U arratis me 2 miliard USD, policia bastis shtëpinë ku fshihej turku i shumë kërkuar në Shqipëri: Dy të arrestuar

schedule18:18 - 27 Prill, 2021

schedule 18:18 - 27 Prill, 2021

Policia shqiptare ka arrestuar dy persona gjatë ditëve të fundit, të cilët dyshohet se pritën në aeroportin e Rinasit dhe strehuan në shtëpinë e tyre turkun më të kërkuar aktualisht në botë, proarin e monedhës virtuale “Thodex”, Faruk Fatih Özer, i cili u arratis nga vendi më datë 20 prill duke fluturuar në drejtim të Shqipërisë, raporton abcnews.al.

Mediat turke raportojnë se policia shqiptare në bashkëpunim me autoritetet e Turqisë kanë kryer kontrolle në shtëpinë ku mendohet se strehohej Faruk Fatih Özer në Shqipëri duke kryer aty kontrolle, ndërsa u arrestuan edhe dy persona me shtetësi shqiptare.

Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia duke mashtruar dhjetra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin pak ditë më parë.

Bëhet fjalë për 2 miliard dollar të investuara në këtë monedhë, të cilat Faruk Fatih Özer i përvetësoi pas arratisë.

Autoritetet shqiptare nuk kanë ende asnjë reagim në lidhje me kontrollet apo arrestimet e kryera për llogari të turqve./abcnews.al