Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte, ka reaguar ndaj fjalëve të sulmuesit Richarlison.
25-vjeçari brazilian në një intervistë të fundit ndër të tjera tha: “Ky sezon është thjesht mut, nuk luaj. Nuk e kuptoj pse Conte më lë në pankinë”.
Ndërsa Conte u përgjigj:
“Ai ka te drejtë. Ai filloi mirë me ne, pastaj u lëndua, shkoi në Botëror dhe mori një tjetër dëmtim të rëndë. Nëse ai është i denjë për të luajtur, unë do t’i jap atij mundësinë. Unë mendoj se djali e kuptoi që bëri një gabim, sepse kur thua “unë, dhe jo “ne”, do të thotë që mendon vetëm për veten, se je egoist. Ua përsëris lojtarëve të mi, nëse duam të ndërtojmë diçka të rëndësishme, dhe të fitojmë një trofe, duhet të themi “ne”. Nëse themi “Unë’, ne mendojmë vetëm për veten tonë. Richarlison kuptoi gjithçka dhe kërkoi falje, gjë që është mirë”, tha Conte për BBC. /G.D abcnews.al/