U aludua se do të kandidonte si President i Federatës së Futbollit, Casillas: Nuk është e vërtetë

schedule23:26 - 10 Tetor, 2023

schedule 23:26 - 10 Tetor, 2023

Sharkimi i Luis Rubiales nga posti i Presidentit të Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll la një vend vakant në krye të “hierarkisë” të futbollit “iberik”, teksa emra të shumtë janë aluduar se mund të zënë vendin e tij.

Ndër këta emra të përmendur është dhe ish-“gardiani” i “galaktikëve” të Real Madrid, Iker Casillas, i cili, në shkurt të 2020-ës deklaroi se ishte kandidat, por më pas u tërhoq për arsye ende të paqarta, ndërsa këtë herë e mohoi publikisht kandidaturën e tij.

“Në kohën e duhur, u prezantova dhe vendosa që nuk do të vijoja më tej. Është diçka që unë po e vlerësoj”,- u shpreh Iker Casillas në një deklaratë të bërë gjatë një ceremonie që u zhvillua në Madrid.

Ndërkaq, kutjojmë se Rubiales është larguar nga posti i Presidentit të Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll pas polemikës së shkaktuar në Botërorin e Futbollit për Femra, ku puthi në buzë futbollistën Jenni Hermoso. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!