U akuzuan për komplot ndaj qeverisë iraniane, rikthehen në atdhe dy britanikët

schedule15:35 - 16 Mars, 2022

schedule 15:35 - 16 Mars, 2022

Shtetasit britaniko-iranianë Nazanin Zaghari-Ratcliffe dhe Anoosheh Ashoori janë liruar nga burgu në Iran dhe tashmë janë nisur për në Mbretërinë e Bashkuar, sipas një deklaratë të qeverisë, shkruan BBC

Zaghari-Ratcliffe u arrestua në vitin 2016, nën akuzën e një komploti për të rrëzuar qeverinë e Iranit, të cilën ajo e mohoi. Ashoori u arrestua në vitin 2017 dhe u akuzua për spiunazh, një pretendim që gjithashtu ai e mohoi. Gjithashtu një tjetër shtetaas, Morad Tahbaz, është liruar nga burgu, por nuk do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar, tha Sekretarja e Jashtme Liz Truss.

“Ne do të përpiqemi për të siguruar largimin e Morad nga Irani”, shkroi ajo në Twitter.

Kryeministri Boris Johnson tha se ishte i kënaqur që më në fund ata do të bashkoheshin me familjet dhe të dashurit e tyre. Burri i saj Richard Ratcliffe ka bërë një fushatë për lirimin e saj, duke përfshirë edhe grevën e urisë në tetor të vitit të kaluar, raporton abcnews.al

Një borxh prej 400 milion paund në lidhje me një porosi të anuluar për 1,500 tanke Chieftain, që daton që në vitet 1970 , ishte një nga arsyet e arrestimit të Zaghari-Ratcliffe dhe shtetasve të tjerë të tjerë, megjithëse qeveria ka thënë se çeshtjet nuk lidhen me njera-tjetrën.

Truss tha për BBC-në borxhi ishte “legjitim” dhe se qeveria “po kërkonte mënyra të ndryshme për ta paguar”. Udhëheqësi i laburistëve Sir Keir Starmer tha se ky  ishte “një moment i jashtëzakonshëm” për Zaghari-Ratcliffe dhe familjen e saj pas një sprove të paimagjinueshme./s

/abcnews.al