U akuzua për provokim, Koreja e Veriut: Testuam një raketë hipersonike

schedule09:48 - 29 Shtator, 2021

schedule 09:48 - 29 Shtator, 2021

Koreja e Veriut ka dhënë detaje në lidhje me hedhjen e një rakete në brigjet e detit të Koresë së Jugut.

Mediat e huaja bëjnë me dije se zyrtarët shtetërorë të Koresë së Veriut bëjnë me dije se kanë testuar me sukses një raketë të re hipersonike, të quajtur “Hëasong-8”.

Ndër të tjera thuhet se raketa e re është një nga pesë sistemet më të rëndësishme të armëve në planin 5-vjeçar për zhvillim ushtarak.

Ato e cilësuan raketën “armë strategjike”, që zakonisht nënkupton se raketa ka kapacitete bërthamore. Lëshimi i së martës është një shenjë tjetër për rritjen e teknologjisë së armëve të shtetit komunist në kohën e sanksioneve të rrepta.

Ky është testimi i tretë i raketave që po bën Koreja e Veriut vetëm në muajin shtator. Shteti tashmë ka testuar një lloj të ri të raketës së kontrolluar dhe një sistem për hedhje raketash nga treni.

Ndërkohë lideri Kim Jong është shprehur se raketat janë në kuadër të zhvillimit të mbrojtjes kombëtare të vendit për të garantuar besueshmëri dhe siguri qytetarëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!