U akuzua për përdhunimin e 17-vjeçares në plazhin grek, 25-vjeçari shqiptar tenton t’i shpëtojë akuzës duke korruptuar policinë

schedule11:50 - 14 Gusht, 2022

schedule 11:50 - 14 Gusht, 2022

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Kos, Greqi, pas denoncimit të bërë nga një e mitur 17-vjeçare.

Turistja gjermane u ankua se pasi takoi sulmuesin e dyshuar në ishull në orët e para të mëngjesit, ata shkuan në plazh dhe kryen marrëdhënie.

Por, sipas dëshmisë së 17-vjeçares, kjo e fundit i ka kërkuar të ndërpresin marrëdhënien e tyre, ndërsa 25-vjeçari e ka detyruar të vazhdojnë kundër dëshirës së saj.

Tashmë adoleshentja gjermane po i nënshtrohet ekzaminimit mjeko-ligjor, shkruajnë mediet greke. 

Pas denoncimit, i riu shqiptar u arrestua nga policia, por  mohoi të kishte përdhunuar vajzën e mitur dhe pretendoi se ajo që ka ndodhur mes tyre ka ndodhur me pëlqimin e saj.

Mirëpo, 25-vjeçari nuk është mjaftuar me pretendimet e tij, por i ka ofruar “dhurata” oficerit të Policisë së Sigurimit, i cili i ka kërkuar falje para hetimit, për ta mbyllur çështjen pa akuzë.

Polici  nuk iu dorëzua tundimit, dhe tashmë ndaj tij rëndon dhe akuza e tentativës për ryshfet ndaj punonjësit të policisë./abcnews.al/