U aksidentua në punë, avokati i Mendi Çobos: Prokuroria kërkon gjykatës pushimin e çështjes

schedule17:37 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 17:37 - 17 Dhjetor, 2020

Avokati Kujtim Cakrani ka denoncuar sot një çështje shumë të trishtueshme, që i ka ndodhur klientit të tij Mendi Çobo nga Gjirokastra.

Çobo është aksidentuar në vendin e punës pranë një shoqërie private, ku dhe ka humbur njërin krah  dhe përfundimisht i paralizuar, ndërkohë deri më tani askush nuk mban përgjegjësi në lidhje me këtë ngjarje.

Cakrani në një prononcim për mediat pohon se prokuroria  i kërkon gjykatës pushimin e çështjes. Gjithashtu avokati shton se kjo është drejtësia në Shqipërinë e vitit 2020…nuk është çështje vettingu por mentaliteti.

Ndërkohë kjo është seanca e katërt në gjykatën e Gjirokastrës ku bëhet me dije se është kërkuar dhe pushimi i saj, por në këtë seancë nuk ka qenë i pranishëm prokurori. Avokati mbrojtës i Çobos në fjalën e tij është shprehur se janë fshirë të gjithë provat të cilat tregonin të vërtetën, kamerat e sigurisë të kompanisë janë zhdukur.

Në seancën e sotme gjykata nuk e ka pranuar kërkesën e prokurorit për pushimin e çështjes, por e riktheu për hetim pasi hetimet ishin të pa plota.

Bashkëshortja e Menti Cobos shprehet me lot ne sy se kërkojnë drejtësi nga shteti dhe se po jetojnë me borxhe, pasi “viktima e aksidentit” nuk po përfiton asnjë kemp.Po jetojmë me borxhe ka pohuar ajo, 100 mijë lekë shkojnë vetëm ilaçet.

Korrupsioni ne gjykata vazhdon të jetë një ndër problematikat kyc  që nuk po gjen zgjidhje , ata të cilët e vuajnë këtë janë hallexhinjtë të cilët enden sa nga një derë në tjetrën./abcnews.al