Ndërron jetë në spitalin e Traumës në Tiranë 66-vjeçari Gjon Prenga, i cili u aksidentua mesditën e sotme në Laç, pasi makina që po drejtonte u përplas me një tjetër. Aksidenti ndodhi në afërsi të Laçit, në rrugën e Patokut.
Nga përplasja e dy makinave u plagos vetëm njëri nga drejtuesit, 66-vjeçari që më pas u dërgua në spital, por nuk mundi që t’u mbijetojë plagëve duke ndërruar jetë mbrëmjen e sotme. /db/Abcnews.al