U acarua me gazetaren, Muller reflekton dhe kërkon falje në “Instagram”

schedule14:09 - 16 Janar, 2021

schedule 14:09 - 16 Janar, 2021

Bayern Mynich u shokua në mesjavë nga modestët e Holstein Kiel, pasi u eliminuan nga Kupa e Gjermanisë. Ndeshja përfundoi në shifrat 2-2 dhe tek llotaria e penalltive u treguan më të saktë lojtarët e klubit që militon në kategorinë e dytë.

Në një intervistë direktë pas sfidës nervozizmi tek rekordmenët gjermanë ishte i dukshëm, aq sa Thomas Muller e humbi toruan gjatë disa pyetjeve të gazetares Valeska Homburg. Kjo e fundit e pyeti veteranin duke buzëqeshur se si ishte gjendja shpirtërore e ekipit pas eliminimit. Kaq mjaftoi për Mullerin që të merrte “flakë”, duke i thënë që humori nuk ishte i mirë në këto momente.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Thomas Müller (@esmuellert)

Gjithsesi, 31-vjeçari ka reflektuar dhe përmes një postimi në “Instagram” i kërkon falje gazetarit si dhe i uron suksese Holsteinit. “Ajo tronditje e minutave të fundit akoma dhemb.

Sidoqoftë, urime Holstein Kiel për avancimin më tej, gjë që solli edhe acarimin tim në intervistën pas ndeshjes. Valeska Homburg, ne të dy ndoshta mund të kishim bërë pak më mirë, pa ofendime”, shkruan Muller i penduar.

Gjithashtu, pati dhe një reagim nga gazetarja Homburg, i cili gjithashtu i kërkon falje Mullerit. “Ai ishte plot adrenalinë dhe unë gjithashtu. Ajo e imja nuk ishte një e qeshur, por një reflektim për të lehtësuar gjendjen shpirtërore. Më vjen keq për këtë, Thomas”, deklaron Valeska për Bild. /abcnews.al