Gazetarja Ledjona Xheladinaj ka zbuluar detaje të reja për abcnews.al në lidhje me rastin e abuzimit seksual ndaj një të miture në fshatin Vërdovë të Pogradecit.
Mësohet se 46-vjeçari Blerim Bizgjoni ngacmonte vazhdimisht seksualisht vajza të mitura të zonës, të cilave u ofronte edhe para.
Ky i fundit u arrestua nga policia e Pogradecit pas denoncimit të një 13-vjaçareje, e cila ka shkuar vetën rajon duke rrëfyer se është abuzuar seksualisht shpesh nga Bizgjoni.
Lexo edhe: “Isha shoqe me vajzën e tij, shkoja tek shtëpia”: 13-vjeçarja e abuzuar në Pogradec trondit me dëshminë e saj
46-vjeçari kishte abuzuar disa herë me të miturën edhe gjatë javëve të fundit.
Bizgjoni jetonte në kushte të vështira financiare, ndërsa bashkëshortja kishte probleme të shëndetit mendor. /abcnews.al