U-19, Kosova triumfon në vëllazëroren me Shqipërinë në “Arena Egnatia”

schedule18:05 - 26 Mars, 2022

schedule 18:05 - 26 Mars, 2022

Shqipëria e 19 vjeçarëve e drejtuar nga trajneri Armando Cungu ka luajtur pasditen e sotme ndeshjen e parë vëllazërore me Kosovën në Egnatia Arena, një miqësore në kuadër të grumbullimit që kuqezinjtë po zhvillojnë si përgatitje për turneun eliminator të UEFA-s që do të zhvillohet në muajin shtator në Belgjikë ku skuadra e Cungut do të luajë ndaj vendasve, Spanjës dhe Rusisë.

Fraksioni i parë i lojës ishte i barabartë në lojë, me të dy skuadrat që tentuan shumë herë ti afrohen portave respektive për të gjetur avantazhin, avantazh që e gjeti Kosova në minutën e 28-të me Eridon Malokun Ky gol vendosi dhe pjesën e parë që u mbyll 0-1.

Në fillimin e pjesës së dytë Kosova gjeti dhe golin e dytë, minutën e 55-të me Rinor Toverlanin. Kuqezinjtë morën kontrollin e lojës në dorë dhe ju afruan shumë herë golit që do të rihapte ndeshjen por pa arritur të finalizojnë me sukses.

Ky test i parë miqësor i ka vlejtur shumë trajnerit Cungu për të parë në aksion shumë lojtarë të rinj që i janë bashkuar për herë të parë skuadrës. Më datë 28 mars do të luhet testi i dytë, përsëri në Egnatia Arena të Rrogozhinës. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!