U-19/ 4 gola në vëllazëroren e dytë, mbyllet pa fitues sfida mes Shqipërisë e Kosovës

schedule12:10 - 28 Mars, 2022

schedule 12:10 - 28 Mars, 2022

Kombëtarja U-19 është përballur me Kosovës U-19 në vëllazëroren e dytë të zhvilluar mes tyre. Një takim që janë shënuar plot 4 gola, por në fund nuk nxori një fitues.

Në “Arena Egnatia”  të parët që kaluan në avantazh ishin dardanët me Jahmurataj 40’ i cili ndëshkoi kuqezinjtë e vegjël edhe pse këta të fundit dominuan lojën.

Djemtë e Armando Cungut arritën të barazonin rezultatin vetëm në pjesën e dytë në minutën e 51-të me Tomën, ndërsa kuqezinjtë do të kalonin në avantazh në minutën e 59-të me Daka, i cili realizoi nga pika e bardhe e penalltisë.

Avantazhi i kombëtares tonë zgjati vetëm 4 minuta, pasi dardanët arritën të barazonin shifrat me anë të Rashicës, teksa vëllazërorja e dytë mes dy kombëtareve u mbyll 2-2. /f.a/abcnews.al