Pasi mori pak kohë për t’u rikuperuar psikologjikisht pas humbjes përballë ukrainasit Oleksandr Usyk, Anthony Joshua e pranoi sfidën me Tyson Fury-n.
Kampioni i botës në peshën e rëndë ËBC së fundmi e sfidoi publikisht Anthony Joshuan për të mbrojtur në duel për gjerdanin e artë dhe sipas informacione të fundit ky propozim është pranuar.
Palët kanë rënë dakord që përfitimet të ndahen 60 me 40. Ekipi i Tyson Fury kërkoi që dueli të zhvillohet më 12 nëntor, po Joshua kërkon një muaj më shumë kohë për t’u rikuperuar.
Ai synon që përballja të zhvillohet më 17 dhjetor. Nuk ka pasur ende asnjë përgjigje nga Fury dhe ekipi i tij për këtë ndryshim të lehtë, por nuk duhet të jetë problem.