Tymi dhe kaosi në Kuvend/ Foltorja justifikon qasjen bllokuese, mazhoranca shpërfill thirrjen për dialog

schedule11:14 - 7 Dhjetor, 2023

schedule 11:14 - 7 Dhjetor, 2023

Buxheti i vitit 2024 u miratua me 74 vota pro nga mazhoranca, në seancën plenare të mbajtur këtë të enjte.

Gazetarja e ABC News, Esiona Konomi thotë se deputeti Ervin Salianji e ka justifikuar qasjen bllokuese të Foltores.

Ndërkaq, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka shpërfillur thirrjen për dialog.

“Nuk ka nevojë Sali Berisha të jetë në seancë për të aplikuar skenarin që jemi mësuar të shohim. Mungoi Berisha me njerëzit më besnikë të tij. Garda e Republikës kontrolloi deputetët, por përsëri mundën të fusnin flakadanë, shashka apo kapsolla, shpërthyen 4 herë. Kanë mbërritur ekspertë të kriminalistikës, për të parë provat dhe pamjet filmike, për të vënë para përgjegjësisë shkaktarët. Aktivistët më të mëdhenj sot ishin Ervin Salianji, Bledion Nallbani dhe Asllan Dogjani, këta të tre ishin protagonistët krysorë.

Në fund të seancave vijnë ekspertë, por nuk kemi parë që para drejtësisë të thirren deputetët. Seanca e sotme ishte rreth 8 minuta, nuk pati asnjë diskutim. Në seancën plenare mungoi Lulzim Basha. Në përfundim të mbloedhjes, Ervin Salianji justifikoi qasjen bllokuese. Ai u shfaq majë karrigeve, garda tentoi të bllokonte vendosjen pirg te karrigeve, por nuk ia doli. Ndërkaq Bledi Çuçi shpërfilli thirrjen e ndërkombëtarëve për dialog. Seanca plenare nuk është e rëndësishme. Ai tha se PS nuk e vendos agjendën në bazë të atyre që thonë ndërkombëtarëve. Çuçi është shrperhu se PS është në çdo forum dhe se opozita mund të vijë e të flasin së bashku”, raportoi gazetarja Konomi.