Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Ivi Kaso ka dorëzuar në limitet e kohës marrëveshjen e Partisë Demokratike me 12 aleatët e saj për të dalë si një koalicion i përbashkët në zgjedhjet e 25 Prillit.
Në dalje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kaso tha se ky koalicion do të garantojë fitoren me datë 25 Prill duke theksuar se dokumenti mban firmën e të gjitha partive që ishin parashikuar të ishin pjesë e koalicionit.
“Koalicioni do të garantojë fitoren me datë 25 Prill. Firmosën të gjitha partitë. Tani pritet vetëm vota plebishitare shqiptare me datë 25 Prill”, deklaroi Ivi Kaso pa dhënë më shumë detaje mbi pikat e negociuara./mv.abcnews.al