Twitter ndalon reklamat politike në platformë, kjo është arsyeja

schedule14:19 - 22 Nëntor, 2019

schedule 14:19 - 22 Nëntor, 2019

Nuk do të ketë më reklama politike në Twittter. Duke nisur nga e premtja, në rrjetin social nuk do të jetë më i mundur publikimi i reklamave me sfond politik. Një zgjedhje “politically correct”, por dhe një vetë rregullim i domosdoshëm për të shmangur manipulimin e platformës Twittter, si i ka ndodhur mediave të tjera sociale.

Drejtori i përgjithshëm i Twitter, Xhek Dorsej u shpreh se do të ishte mirë që politikanët të fitonin besimin e votuesve dhe jo ta blinin atë.

Analistët nga ana tjetër shprehen se mediat sociale kanë nevojë për një rregullim shumë të fortë nga ana e organizmave zyrtarë, njësoj si janë rregulluar gjithnjë mediat tradicionale.

Tuiter është gjiganti i fundit social që kryen një rregullim të brendshëm, pas Google e Facebook, tehemeluesi i të cilit nuk ka ndaluar reklamat politike duke shpjeguar se në një demokraci nuk është e drejtë që kompanitë private të censurojnë politikanët.

Prova e parë që do të mund të vërtetojë nëse ky vendim i Twitter do të funksionojë ose jo, do të jetë ajo e zgjedhjeve të përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar, me dy kandidatë shumë social si Boris Johnson dhe Yeremi Corbin.

Zëdhënësi i shtëpisë së bardhë e komentoi lajmin si një përpjekje e rradhës së majtës për të mos lënë presidentin amerikan Trump që të shprehet./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!