Twitter lançon politikën “zero tolerancë për dhunën verbale”

schedule10:45 - 1 Mars, 2023

schedule 10:45 - 1 Mars, 2023

Platforma e medias sociale Twitter njoftoi se ka nisur një politikë “zero tolerancë për dhunën verbale” për të ofruar përvojë më të sigurt tek përdoruesit. Twitter në postimin e tij mbi këtë temë, njoftoi se janë bërë disa ndryshime në politikat e përdorimit të aplikacionit.

“Sot nisëm zyrtarisht politikën tonë zero tolerancë ndaj dhunës verbale të kërcënimeve, mallkimeve, glorifikimit dhe nxitjes së dhunës”, thuhet në postimin e Twitter-it.

Twitter theksoi se nuk mund të ketë dialog të shëndetshëm ku ka dhunë verbale. “Ne zbatojmë një politikë zero tolerancë ndaj dhunës verbale për të parandaluar normalizimin e dhunës dhe për të garantuar sigurinë e përdoruesve tanë”, thuhet më tej.

Në postim thuhet se në rast shkeljeje të rregullave në fjalë, llogaritë përkatëse do të pezullohen. Twitter tha se do të kërkohet fshirja e përmbajtjes së dhunës për të rihapur llogarinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!