Twitter ka bllokuar për 12 orë djalin e Trump, shkak keqinformimet në lidhje me koronavirusin

schedule08:31 - 29 Korrik, 2020

schedule 08:31 - 29 Korrik, 2020

Twitter i ka ndaluar djalit të madh të presidentit amerikan, Donald Trump, të bëjë postime për 12 orë. Ndëshkimi vjen pasi ai bëri një postim me një video, ku diskutohej për përfitimet e hidroksiklorinës.

Disa, përfshirë presidentin Trump, kanë sugjeruar se ky medikament funksionon si masë parandaluese kundër koronavirusit, pavarësisht studimeve mjekësore që tregojnë të kundërtën.

Të hënën në mbrëmje, Facebook hoqi të njëjtën video virale nga faqja e tij, pasi e panë më shumë se 14 milion njerëz. YouTube gjithashtu kreu të njëjtin veprim brenda disa orësh, pasi ndodhi që mijëra persona nisën të përhapnin informacione të rreme në lidhje me pandeminë.

Twitter tha se postimi i Donald Trumpit të Ri ka shkelur rregullat e informimit në lidhje me koronavirusin. Twitter për BBC-në ka deklaruar se veprimatria e gjigandit të rrjeteve sociale është tërësisht në përputhje me politikat e rrjetit.

Donald Trump i Riu, edhe pse nuk mund të bëjë postime për një kohë të caktuar, ai mund ta shfletojë Twitter-in. Ky rrjet social tha se ka ndërmarrë të gjitha masat për të luftuar keqinformimin që lidhet me Covid-19. Andy Surabian, zëdhënës i Donald Trumpit të Ri, tha se vendimi i Twitter-it është “i papranueshëm”.

Megjithatë, nuk është hera e parë që anëtarë të familjes Trump përfundojnë në shënjestrën e mediave. Në fund të muajit Maj, në shënjestër kanë qenë disa postime të Presidentit Trump, pasi theksonin që votimi nëpërmjet postës elektronike që disa Shtete kërkojnë të përdorin në zgjedhjet Presidenciale që do do të mbahen në Nëntor të këtij viti, për të parandaluar përhapjen e infeksionit, do të çojnë në manipulime të zgjedhjeve./abcnews.al