Pronari i Twitterit, Elon Musk, ka prezantuar të hënën logon e re të platformës sociale, e cila do ta ketë një shkronjë të bardhë X me prapavijë të zezë.
Ky simbol do ta zëvendësojë zogun e kaltër. Përmes një postimi në mëngjesin e së hënës, shefja ekzekutive e Twitterit Linda Yaccarino, ka thënë se “X është këtu. Le t’ia nisim”.
Sipas saj, ribrendimi i platformës është një mundësi e re emocionuese.
“Twitter e ka ndryshuar mënyrën se si ne komunikojmë”, ka thënë ajo.
Sipas Muskut, edhe postime që njihen si “tweets” do të zëvendësohen me “postime x”.
Miliarderi e ka ndërruar fotografinë e tij të profilit, duke e vendosur logon e re, dhe e ka shtuar “X.com” në biografinë e llogarisë.
Musk dëshiron ta krijojë atë që njihet si “super aplikacion”, i quajtur “X”, dhe beson se vizioni i tij përmban një lloj tjetër të rrjetit social./abcnews.al